A. Paci, A. Shabani, A. Mirashi Milot e P. Prelashi në ekspozitën shëtitëse “Migranti” në një tren të vjetër mallrash, nga Lecce deri në Torino
Projekti “Migranti” përfaqëson një flash në të shkuarën e Puglias, plot 19 vjet pas eksodit të shqiptarëve: një ekspozitë multimediale me fotografi, video dhe histori që, brenda një muaji, do të mbërrijë në stacionin e Torinos.
Ekspozita, në fakt, është instaluar në një tren të vjetër mallrash funksionues, të përbërë nga dymbëdhjetë vagonë, secili me një temë të vetën, është ndalur në stacionet e trenit në Lecce (20-24 shkurt), Brindisi Centrale (25-28 shkurt), Taranto (1-4 mars), Bari Centrale (5-12 mars), Foggia (13-16 mars) duke korrur edhe një sukses të madh publiku. Treni do të mbërrijë më pas në Piemonte dhe do të mbyllë rrugëtimin e tij në Torino Porta Nuova (19-22 mars).
Massimo Guastella, profesor i Historisë së Artit Bashkëkohor të Universitetit të Salentos, ka marrë pjesë në mënyrë aktive në projektin “Migranti” dhe ka organizuar një takim me dy artistë shqiptarë, Alfred Mirashi Milot dhe Perlind Prelashi, të zbarkuar pikërisht në Brindizi në 1991-shin dhe sot jetojnë në Firence.
Parlind Prelashi vjen në ekspozitë me një video të titulluar “Me titull”, që tregon për një darkë multikulturore mes miqsh shqiptarë dhe italianë, në pamje të parë të gjithë njësoj (të mbështjellë me çarçafë ngjyrë rozë e të kaltër, ngjyrat e fëmijërisë), gjatë të cilës dalin në pah batutat bajate, paragjykimet dhe klishetë. Një reflektim që të shtyn drejt bashkëbisedimit dhe njohjes së vështirësive të emigrantëve që e gjejnë veten në një ambient të ndryshëm nga ai i vendlindjes.
Alfred Mirashi Milot kompozon një pazëll fotografish, të përmasave të ndryshme, të retushuara me dorë, ku individët shfaqen “turbull”, si për të vënë në dukje identitetin e tyre të pakapshëm. Një paditje e të ndryshmes që nuk pranohet. Dy artistët, që përjetuan personalisht mikpritjen brindizine të vitit 1991, duan t’i dhurojnë qytetit në shenjë mirënjohjeje dy prej veprave të tyre.