in

I huaj por jo i përjashtuar. Të punosh në siguri të plotë

Botohet në disa gjuhë, mes të cilave edhe në shqip, prijësi i institutit kombëtar për sigurimin kundër fatkeqësive në punë

Shkarko prijësin në gjuhën shqipe

 

inail-albanese.gif INAIL, Instituti Kombëtar për sigurimin kundër fatkeqësive në punë, mbron punonjësit në rast fatkeqësish apo sëmundjesh profesionale të shkaktuara nga puna.

INAIL, i angazhuar në mbarë territorin kombëtar në një veprimtari promovimi të kulturës së shëndetit dhe sigurisë në vendet e punës, u drejtohet të gjithë qytetarëve-punonjës, me vëmendje të veçantë punonjësve imigrantë pasi janë pjesa më e dobët në marrëdhëniet e punës sepse shpesh kryejnë punë të paqëndrueshme dhe pak të mbrojtura.

Në këtë skenar, INAIL trajton fatkeqësitë që prekin edhe punonjësit e huaj si një sfidë të përditshme.

Ndërmerr iniciativa të ndryshme komunikimi dhe informimi për të tërhequr vëmendjen mbi temat e parandalimit dhe sigurisë, për të bërë të njohura rreziqet në punë, për të treguar veprimet e dobishme për parandalimin, të drejtat dhe detyrimet e punonjësit dhe të punëdhënësit të parashikuara nga ligji italian.

Të gjitha këto përmes kapërcimit të barrierave gjuhësore për të favorizuar integrimin e kulturave të ndryshme.

Një shembull i iniciativave të ndërmarra nga Instituti në këtë aspekt është botimi i broshurës I huaj por jo i përjashtuar – ABC e sigurisë në punë, që lind nga nevoja për t’iu drejtuar komuniteteve të ndryshme të të huajve, për të përhapur nocionet thelbësore mbi sigurinë në punë me një gjuhë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë, që favorizon kuptimin e menjëhershëm të udhëzimeve të dhëna.

Thjeshtësia e gjuhës dëshiron të jetë fjalëkalimi për një kontakt të menjëhershëm me parimet e sigurisë në punë dhe për përfshirjen e personit-të huaj-punonjës.

Grafika, ngjyrat dhe imazhet që përfaqësojnë situata pune të përditshme, janë kanale dialogu dhe reflektimi: sinjalet e sigurisë përbëjnë një rrugëtim të thelbësor të udhëhequr.

Broshura tregon ç’duhet bërë menjëherë pas një fatkeqësie, kujt t’i drejtohesh dhe kush jep informacionet në selitë INAIL.

Botuar në dhjetë edicione, I huaj por jo i përjashtuar – ABC e sigurisë në punë, paraqet tekstin në italisht dhe në 10 gjuhë të huaja, mes të cilave edhe shqip. Gjuhët e huaja janë përcaktuar duke mbajtur parasysh të dhënat për të punësuarit nga etni të ndryshme të pranishme në Itali.

Broshura u bashkëngjitet 13 gazetave në free-press të shpërndara pranë konsullatave, ambasadave, agjencive të këmbimit, në rreth 1.200 pika shitjesh të rrjetit Western Union përfshirë phone center, dyqane, internet point, por edhe pranë shoqatave dhe qendrave të konsulencës legale për imigracionin.

Versionet në gjuhët e ndryshme i gjeni:

– në faqet internet www.inail.it në seksionin Pubblicazione e Riviste/Novità Editoriali;

Për të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me INAIL-in, është aktivizuar edhe numri telefonik falas 803.164.

Nën kujdesin e INAIL-it

 

Tridhjetë artistë shqiptarë e të huaj në Festivalin e Jazz-it në Shkodër

Unhcr: në Itali më pak refugjatë se në vendet e tjera evropiane