in

Ministria e Turizmit: Shqipëria, vend i preferuar në Europë nga turistët

Sipas Ministrisë së Turizmit, vendi ynë pritet të jetë një nga destinacionet më të preferuara të turistëve të huaj. ATSh njofton se sipas kësaj ministrie, fluksi i turistëve të këtij viti do të jetë rreth 40% më i lartë se një vit më parë, kur qenkan numëruar rreth 3,5 milionë vizitorë.

Politikat e ndjekura nga Ministria e Turizmit, si reklamat e shumta në median e shkruar dhe vizive, në spektrin mediatik më të rëndësishëm në botë, kanë ngjallur kureshtjen e shumë turistëve të huaj për të vizituar vendin tonë.

Agjencitë turistike gjykojnë se Shqipëria është e përgatitur për të pritur flukse të reja vizitorësh. Orientimi i investimeve, kryesisht në infrastrukturë, ka bërë që turizmi të marrë një vëmendje maksimale nga klasa politike. Shoqatat e operatorëve në këtë treg konfirmojnë efektet pozitive të promovimit, jo vetëm në tregun vendas, por dhe atë të huaj, pasi vihet re një rritje e numrit të prenotimeve për të kaluar pushimet në vendin tonë.
Një aspekt tjetër në favor të rritjes së fluksit turistik në Shqipëri, është kriza politike dhe ekonomike në disa vende turistike, si Greqi, Tunizi apo Egjipt, ndaj dhe ekspertët e fushës mendojnë se Shqipëria do të mbetet një treg i preferuar në hartën evropiane të turizmit edhe për vitet në vijim.

Sipas ATSh-së, edhe vitin e kaluar, turizmi u vlerësua si një ndër sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare dhe si parësor për të ardhmen. 2010 shënoi arritje të konsiderueshme në vlerësimin e vendit tonë si një nga destinacionet më të preferuara nga turistët e huaj, ndërkohë gjatë këtij viti synohet rritja e mëtejshme e cilësisë në këtë sektor. Sektori i turizmit ndikoi në rritjen me 20% të numrit të vizitorëve si dhe 4,7% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto në vitin 2010.

Politikat e qeverisë janë fokusuar edhe në zhvillimin e turizmit malor, ndërsa ndër objektivat për vitin 2011 është ulja 8-10% e TVSh-së së industrisë turistike, paketa e trashëgimisë kulturore, rehabilitimi i qendrave historike, etj.

Universitetet italiane{br}Mbyllen pararegjistrimet. Në fund të gushtit vizat e hyrjes

Turizmi që mashtron