in

Klaudio Ndoja, një gladiator në Brindisi

Basketbollisti Klaudio Ndoja ndërron skuadër. Ai kalon nga Ferrara tek Enel Basket Brindisi, skuadër që konfirmon dhe një herë synimin për t’u mbështetur tek lojtarë të nivelit të lartë.

Ndoja, i lindur në Shkodër më 18 maj të 1985, jeton në Itali që në moshën 13-vjeçare. Karriera e tij ka filluar në skuadrate  kategorive të ulëta si S.Antimo e Borgomanero, e më pas në Serinë A me klubin e Orlandina. Por rënia nga këtegoria e kësaj skuadre, bëri që Ndoja të vazhdojë të luajë në Legadue edhe me Scafati Basket deri sa në vitin 2009 transferohet tek Aurora Basket Jesi. Në gusht të vitit 2010 kalon në Basket Club Ferrara. Konsiderohet i aftë të luajë në role të ndryshme, megjithëse natyrisht ai preferon të luajë në sulm. Karakteri shumë i fortë dhe vendosmëria në fushën e lojës, bashkë me fuqinë e madhe të fizikut të tij prej mbi dy metrash, kanë bërë që tifozët të thërresin prek kohësh “gladiatori”. E është e pashmangshme që në çdo skuadër ku luan, Klaudio Ndoja të kthehet në leader të vërtetë.

 

Nga e premtja, “Ballkan Bazar” në sallat kinematografike italiane

Të dëbuar, ndërrojnë emër për të ardhur sërish në Itali