in

Rregulla të reja qëndrimi dhe dëbimi për të huajt

Më 2 gusht 2011, Parlamenti italian ka miratuar përfundimisht, përmes konvertimit në ligj, dekretligjin nr. 89/2011, të botuar në Gazetën Zyrtare nr 144, në fuqi që nga 24 qershori. Dekreti ka sjellë një sërë risish të rëndësishme që kanë të bëjnë me hyrjen, qëndrimin dhe dëbimin e shtetasve të huaj në Itali, qofshin këta komunitarë apo jo. Parlamenti, gjatë konvertimit, ka modifikuar disi dekretin por pa e ndryshuar thelbin e tij.

Çfarë ndryshon për jokomunitarët

Dëbimi

Përpara ardhjes në fuqi të dekretit, kushdo që gjendej në territorin italian (qoftë edhe duke u larguar prej tij, pra në dalje në kufi) pa lejen e qëndrimit apo me leje të skaduar dhe të papërtërirë, ndiqej penalisht për veprën penale të hyrjes dhe të qëndrimit të parregullt të dënueshme, përveçse me masën e dëbimit, edhe me një gjobë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro.
Sot, shtetasi i huaj i parregullt që identifikohet gjatë kontrolleve të policisë së kufirit në dalje nga territori italian nuk kryen më veprën penale të klandestinitetit, sepse po largohet me dëshirën e tij nga Italia.
Për më tepër, masat e dëbimit, këtej e tutje, duhet të mbajnë parasysh rast pas rasti, situatën e të huajit, si për shembull kohëzgjatjen e qëndrimit, mospasjen mbi shpatulla dënime penale, praninë e familjarëve, por nga ana tjetër, edhe refuzimi i lëshimit të lejes së qëndrimit do të mund të justifikojë një masë dëbimi.

Garanti i të burgosurve: “Cie-të janë burgje. E papranueshme”

Kthehet në atdhe kontingjenti shqiptar i paqeruajtësve në Afganistan