in

Rregulla të reja qëndrimi dhe dëbimi për të huajt

Mbajtja në Cie

Mbajtja në Qendrat e identifikimit dhe të dëbimit bëhet, në përgjithësi, pas dhënies së masës së dëbimit. Kohëzgjatja e mbajtjes mund të shkojë nga 30 ditë deri në 18 muaj, në rast vështirësish për riatdhesim (zgjatja e afatit vendoset nga gjykatësi i paqes për periudha dymujore).
Me mbarimin e këtij afati, nëse nuk ka qenë akoma e mundur të kryhet riatdhesimi i të huajit, Kuestori e urdhëron të largohet nga territori brenda 7 ditëve, duke i dhënë edhe biletën e avionit për t’u kthyer në vendlindje.
Të huajit që pa një motiv të justifikuar nuk largohet, mund t’i jepet një gjobë nga 10 mijë deri në 20 mijë euro, si edhe një urdhër i ri dëbimi që shoqërohet me mbajtjen përsëri në Cie.

Garanti i të burgosurve: “Cie-të janë burgje. E papranueshme”

Kthehet në atdhe kontingjenti shqiptar i paqeruajtësve në Afganistan