in

Universitetet italiane{br}Sot afati i fundit për marrjen e vizave të hyrjes

Kush ka paraqitur kërkesë pararegjistrimi në Ambasadën italiane në Tiranë deri më 20 qershor, brenda ditës së sotme duhet të marrë vizën e hyrjes dhe të vijë në Itali. Më 1 shtator e pret provimi i parë, ai i gjuhës

Romë, 24 gusht 2011 – Dikush ka ardhur tashmë, të tjerë do të vijnë këto ditë të fundit të gushtit. Janë studentët e vitit të parë që kanë vendosur të ndjekin universitetet italiane.

Po merr fund kështu, rrugëtimi i gjatë burokratik i nisur që në maj në konsullatat italiane ku kanë paraqitur kërkesat e pararegjistrimit për të fituar një nga vendet e vëna në dispozicion për studentët e huaj nga universitetet italiane. Javët e fundit këto i kanë përcjellë ministrisë listën e kandidatëve që mund të bëjnë provimin e pranimit, të cilëve brenda ditës së sotme konsullatat u lëshojnë vizat e hyrjes.

Provimi i parë, për të gjithë, është ai i gjuhës italiane, i caktuar për në datë 1 shtator. Më pas do të bëhen testet për fakultetet me numër të mbyllur studentësh si mjekësia apo arkitektura. Ata që do të kalojnë këto provime do të regjistrohen më në fund në universitet e të marrin një leje qëndrimi për studime.

Prej vitesh tashmë, studentët shqiptarë në universitetet italiane, përbëjnë komunitetin më të madh të të huajve. Nga të dhënat e vitit akademik 2009/2010, të fundit të dhëna nga ministria e Arsimit dhe e Universitetit, shihet se nga 59.510 studentët e huaj të regjistruar atë vit, 12.029 kanë qenë shqiptarë. Nga këta 7.419 vajza dhe 4.610 djem. Nga këta, të regjistruar në vit të parë të shkollës së lartë, në të njëjtin vit shkollor, numëroheshin 2.057 (1.234 vajza dhe 823 djem).

Shqipëria do të përdorë një pjesë të borxhit që i ka Italisë për projekte zhvillimi

Pdl Liguria: “T’u heqim pensionet imigrantëve”