in

Poni: “Dy milionë shqiptarë kanë aplikuar për pasaportën biometrike”

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, “Dje në mesditë është bërë aplikimi i dymiliontë”

Tiranë, 25 gusht 2011 – Janë 2 milionë tashmë shqiptarët që në Shqipëri, Greqi e Itali kanë aplikuar për të pasur pasaportën biometrike. Këtë informacion ka dhënë sot zëvendësministri i brendshëm që ka saktësuar se “aplikimi i dymiliontë për pasaportë biometrike është kryer dje në mesditë”. 

Më pas ai ka sqaruar edhe se “pasaportat biometrike të prodhuara nga kompania “Aleat” janë 1.970.000 dhe nga të cilat qytetarët kanë tërhequr 1.920.000 pasaporta”.

Sa për letërnjoftimet elektronike, shifrat janë edhe më të larta. Gjithnjë sipas Ponit,  deri më tani janë kryer 2.847.000 aplikime, nga të cilat janë prodhuar 2.824.000 dhe janë tërhequr nga qytetarët 2.679.000.

Lexo edhe: Mbërrijnë pasaporta të reja në Romë e Milano

Në Milano tërhiqen pasaportat për të cilat është aplikuar deri më 12 gusht

Sanatore e re? Padania: “Propozim i pacipë”