in

Sanatore e re? Padania: “Propozim i pacipë”

Përgjigjja e të përditshmes së Legës sugjerimit të Stranieriinitalia.it. “Shoqëria nuk është gati, paratë nuk janë gjithçka”. Është më mirë për Italinë të ketë 500 mijë klandestinë?

Romë, 26 gusht 2011 – “Të legalizojmë 500 mijë klandestinë për të bërë ca para”. E thatë por efikase, mënyra në të cilën dje e përditshmja Padania sintetizoi idenë e hedhur nga Stranieriinitalia.it. Por duke e damkosur, që në titull të rubrikës si “propozim të pacipë”.

Të përditshmes së Legës nuk i pëlqen ideja e “shkëmbimit të një grushti para [3 miliardë euro në vit] me një vendim për të cilin shoqëria italiane mund të mos jetë sot gati: t’u dhurojë 500 mijë leje qëndrimi klandestinëve që aktualisht nuk e kanë”. “Lega e veriut – shton – e ka thënë gjithnjë: ekonomia nuk është gjithçka. Dhe rrënjët e identitetit të popullit tonë vlejnë më shumë se një peshtaf me flori”.

Duket se kjo “shoqëri” e çuditshme e skicuar nga Padania do të mbetej e shokuar nëse gjysmë milioni  punonjësish që e ëndërrojnë të paguajnë taksa e kontribute do të dilnin në dritë. Ky “popull” i çuditshëm  do të rrezikonte zhdukjen vetëm po të dëgjonte fjalën sanatore.

Epo mirë atëherë, le të mbeten legistë të lumtur, e të pranojnë që t-u pastrojnë shtëpitë, t’u mbajnë prindërit e fëmijët, apo t’u shërbejnë kafenë një turmë e madhe kriminelësh (klandestiniteti është vepër penale në Itali), që nuk derdhin as edhe një grosh në arkat e shtetit dhe që asnjë nuk do të jetë i aftë të përzërë. Nëse u pëlqen kështu…

P.S. Në filmin “Indecent Proposal” (Propozim i pacipë) miliarderi Robert Redford i ofroi një milion dollarë bukuroshes Demi Moore, grua e martuar e lumtur, për një natë dashuri. Ajo pranoi.

Elvio Pasca

Poni: “Dy milionë shqiptarë kanë aplikuar për pasaportën biometrike”

“Cose dell’altro mondo”. Si do të ishte Italia pa imigrantët