Pasi të prezantohet në festivalin e Venecias, filmi “Cose dell’altro mondo” do të jetë në sallat kinematografike nga 3 shtatori. Për venetët, filmi është “racist dhe ofendues për Italinë”. Regjisori: “Kam vënë gishtin në plagë”
Romë, 26 gusht 2011 – Polemika të shumta janë ndezur në web nga qytetarë të krahinës Veneto që protestojnë për filmin e ri të Francesco Patierno-s, me protagonist Diego Abadantuono-n në petkun e një sipërmarrësi racist dhe pronar i një televizioni privat në veri-lindje të Italisë.
Në filmin, me titull “Çështje të një tjetër bote”, Abadantuono përdor mjetet e komunikimit që disponon për të predikuar idetë e tij mbi një botë pa të huajt dhe mbi padobinë e tyre në shoqërinë italiane duke ulërirë slogane si “Bashkëjetojmë me fundamentalistë islamikë, arixhinj, shqiptarë të ndyrë: merrni devenë e kthehuni në shtëpi!”.
Dhe një ditë të bukur, lutjet e sipërmarrësit Abadantuono bëhen plotësohen dje papritur e pa kujtuar, nga qyteti i vogël ku jeton zhduken të gjithë jokomunitarët. Duke nxjerrë kështu në dukje nevojën e pranisë së imigrantëve si dhe rëndësinë e tyre në tregun e punës.
Por paraqitja e Venetos si krahinë traciste dhe ksenofovenuk u pëlqen italianëve të veri-lindjes së Italisë që qoftë gjatë xhirimeve, qoftë në paraqitjen e filmit në fillim të gushtit, kanë protestuar ashpër e kanë kërkuar me forcë “bojkotoni filmin!” që e konsiderojnë fyes dhe racist.
Edhe ndonjë nga administruesit vendorë nuk ka pasur ide shumë të ndryshme nga banorët, aq sa kryetari i komunës së Trevisos, për shembull, nuk i dha mundësi trupës të xhironte në qytet disa skena, leje që iu dha, për shembull, kryetari i komunës Bassano del Grappa.
Për regjisorin Patierno, gjithë këto polemika nuk janë veçse tregues të faktit që “ka vënë gishtin në plagë”.
Por me gjithë polemikat e ashpra të gushtit, “Cose dell’altro mondo”, është njohur nga ministria e Kulturës si film me interes kulturor kombëtar. Ai do të paraqitet në Festivalin e Venecias në seksionin Controcampo Italiano, dhe do të shfaqet në kinema për publikun e gjerë nga 3 shtatori.