in

Flukset. Shpërndahen 1300 kuota të reja për konvertimet e lejeve të qëndrimit

Do të shërbejnë për të pranuar kërkesat që kanë mbetur pa përgjigje. Ministria e Punës: “Përparësi punonjësve stinorë me lejeqëndrim që po u skadon”. Ja kuotat e reja sipas provincave

Romë, 26 gusht 2011 – Në fund të korrikut u janë shpërndarë provincave italiane edhe rreth 1.300 kuota të reja për konvertimet e lejeve të qëndrimit.

do të shërbejnë për të plotësuar kërkesat e flukseve 2011, që mund të jenë paraqitur deri në qershor 2011. Edhe këto janë kuota të përfshira në dekretin e flukseve por që deri më sot ministria e Punës nuk kishte shpërndarë pasi donte që më parë të kishte një kuadër të saktë të kërkesave në provinca.

Shpërndarja e këtyre kuotave do të mundësojë 597 konvertime nga leje qëndrimi për studime e stazh në leje për punë të varur, 571 konvertime nga leje për punë stinore në leje për punë të varur, 99 konvertime nga leje për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera të BE-së në leje për punë të pavarur.

Nga një vështrim i shpejtë i tabelave q mund të shkarkoni në lidhjen poshtë artikullit, praktikisht ministria i ka dhënë çdo province aq kuota sa ç’ka pasur edhe kërkesa, që do të thotë se kërkesat e konvertimeve po pranohen të gjitha.

Do t’i jepet përparësi 571 personave që konvertojnë një leje për punë stinore, veçanërisht nëse ajo po i afrohet skadimit. “Janë punonjës të pranishëm në Itali, që mund të rrezikojnë të kthehen në klandestinë, apo të humbin vendin e punës” shpjegon Natale Forlani, drejtori i imigracionit në Ministrinë e Punës.

Shpërndarja e kuotave të reja në provinca

“Cose dell’altro mondo”. Si do të ishte Italia pa imigrantët

Italianët e rinj në botërorin e atletikës në Daegu