in

Zgjedhjet e 8 majit në Komisionin e Venecias

Këshilli i Europës ende nuk i ka vënë kapak ngjarjeve që shoqëruan zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri. Sekretari i përgjithshëm i KiE-së, Thorbjorn Jagland, i ka dërguar një letër presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, lidhur me këto zgjedhje, për t’i kërkuar opinion për përmirësimin e legjislacionit shqiptar

Thorbjorn Jagland
Tiranë, 1 shtator 2011 – Sekretari i përgjithshëm i KiE-së, Thorbjorn Jagland, i shkruan komisionit të Venecias, apo më saktë presidentit të tij, Gianni Buquicchio.

Në letër, që mban datën 24 gusht, Jagland i kërkon Komisionit të Venecias të japë mendimin e tij për “përmirësimet që duhen bërë në kodin zgjedhor në Shqipëri, duke pasur parasysh eksperiencën e fundit”.

Ja teksti i plotë i letrës:

“I dashur president
Nuk kam dyshim që jeni në dijeni të situatës në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale dhe në veçanti për polemikat lidhur me zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës. E kam ndjekur situatën nga shumë afër dhe e kam adresuar këtë çështje tek autoritetet shqiptare pasi jam i mendimit që Këshilli i Europës duhet të bëjë gjithçka është e mundur për të ndihmuar Shqipërinë në ndalimin e përsëritjes së ngjarjeve të tilla në të ardhmen.
Për këtë do t’ju lutesha që Komisioni Venecias të mundësojë një opinon i cili  do të ndihmojë në përmirësimin e legjislacionit përfshi praktikat elektorale në Shqipëri duke marrë shkas nga eksperienca e fundit”.

Origjinali i letrës i botuar në faqet on-line të Këshillit të Europës

Futboll. Në pritje të ndeshjes Shqipëri-Francë

4 milionë euro për t’u mësuar italisht të huajve