in

Ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Greqisë, në Tiranë më 12 shtator

Frattini dhe homologu i tij grek, Lambrinidis, “të dërguarit” e Europës për të nxitur dialogun e brendshëm politik

Romë, 7 shtator 2011 – Tashmë do ta provojnë Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis, të nxisin dialogun mes forcave politike në Shqipëri.

Dy ministrat në koordinim me Brukselin do të jenë në mision të përbashkët në Shqipëri më 12 shtator. Ata do të shoqërohen nga ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe do të takojnë autoritet e larta politike të vendit. Pritet që ata të takojnë presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto si dhe me kreun e opozitës Edi Rama. Më palët politike shqiptare do të diskutojnë për përshpejtimin e reformave të nevojshme për përparimin e vendit në procesin e integrimit evropian.

 

Frattini i premton homologut kosovar, Hoxhaj, mbështetjen e gjithanshme të Italisë

Berisha, sërish pritje me artistë