in

Hedh foshnjën e sapolindur nga kati i tretë e hidhet edhe vetë

Ngjarja e rëndë në maternitetin e Vlorës. Foshnja ka vdekur në vend, nëna është në gjendje të rëndë

Tiranë, 13 shtator 2011 – Një tragjedi familjare ka ndodhur duke gdhirë dita e sotme, rreth orës 3:00  të natës në qytetin e Vlorës: një nënë e re, 25 vjeçe hedh djalin e sapolindur nga dritarja e katit të tretë të maternitetit e më pas hidhet edhe vete.

Ngjarjen  tronditëse e konfirmuar drejtori i Maternitetit të Vlorës, Besnik Elezi, për NEWS24. Ai konfirmon se nëna 25-vjeçare me inicialet E.M. ka hedhur nga kati i tretë i maternitetit foshnjën e saj  të sapolindur dhe më pas në kushtet e depresionit është hedhur edhe vetë. Fëmija ka vdekur në vend ndërsa gruaja nuk është në rrezik për jetën.

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende te pasqaruara. Nga materniteti thonë se kjo ishte lindja e parë për nënën e re, ndërkohë që mjeku sqaron se qoftë fëmija qoftë nëna gëzonin shëndet shumë të mirë.

25-vjeçarja, e cila i hoqi mundësinë vetes të jetë nënë e një foshnje është  në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për momentin është nën kujdesin e mjekëve neuropsikiatër, të cilët po përpiqen të kuptojnë motivet që e shtynë drejt një krimi të tillë.

Mjeku Elezi, drejtori i maternitetit, bën me dije se nënë lehonë mund të ketë pësuar depresion pas-lindjeje, gjë që mund ta ketë shtyrë të vriste beben e saj, dhe më pas të tentonte vetëvrasjen.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e 25-vjeçarjes, ndërkohë që ato kanë mohuar një konflikt të mundshëm midis bashkëshortëve.

Arrestohen në Shqipëri 15 persona të kërkuar në Itali

Në mjekësi pranohen vetëm 50 nga 2000 studentë të huaj. E ç’do të bëhen të tjerët?