in

Kasacioni: “Nuk i përgjigjet citofonit? S’do të thotë që i dënuari nuk ndodhet në shtëpi”

Gjykata e Kasacionit pranon kërkesën e një shqiptari në arrest shtëpie që për faktin se nuk i ish përgjigjur citofonit e kishin futur në burg

Romë 20 shtator 2011 – Gjykata e Kasacionit ka pranuar ankesën e paraqitur nga një shtetas shqiptar të cilit dënimi me arrest shtëpie i ishte zëvendësuar me burgim. Agjentët e policisë së ngarkuar për ta kontrolluar i kishin rënë citofonit e nuk kishin marrë përgjigje, kështu që kishin deduktuar se i dënuari kishte shkelur detyrimin për të qëndruar në shtëpi.

Shtetasi shqiptar A. Ahmetaj,  kishte bërë të ditur se ditën e kontrollit, më 15 gusht, ai ndodhej në banesën e tij në Bari. Por citofoni në hyrje të pallatit ishte i prishur dhe si dëshmi kishte bashkëngjitur një deklaratë të administratorit të pallatit. Prandaj gjykata e Kasacionit vendosi që agjentët që kryejnë kontrolle të këtij lloji të mos mjaftohen vetëm duke i rënë citofonit, por duhet edhe t’i bien derës së banesës për të vërtetuar praninë ose mungesën e të dënuarit me arrest shtëpie.

“Mungesa e një flete që të lajmëronte mosfunksionimin e citofonit – lexohet në sentencë – nuk mund të dëshmonte shkeljen e rregullave që parashikon dënimi”. Sipas Gjykatës së Kasacionit karabinierët kishin mundësi të hynin në pallatin ku ndodhej banesa e të dënuarit sepse atje kishte portier me orar të vazhdueshëm.

Çfarë dokumentesh nevojiten për bashkimin familjar me bashkëshorten?

25 vjet burg, vrasësit të Eduart Peçajt