in

Stalking. Dy vjet në psikiatri sepse i dërgoi 1.700 sms një avokateje

Dënimi që i është dhënë 39 vjeçarit Mikel Rroku për bezdisjen e një avokateje me sms

Do të kalojë dy vjet në një spital psikiatrik shtetasi shqiptar Mikel Rroku. 39 vjeçari është arrestuar më 23 shtator të vitit 2010 me akuzën për stalking ndaj një avokateje. Në pak muaj ai i kishte dërguar viktimës 1.700 sms (me një rekord prej 38 sms brenda dy orësh). Fillimisht ishte paralajmëruar dhe i ishte ndaluar të banonte në Komunën e Sanremos. Por pa rezultat. Ai vazhdoi të bezdisë e ndjekë avokaten e re që ishte bërë fiksim i mendjes së tij, me sa duket e sëmurë.

Gjatë marrjes në pyetje, Mikel Rroku pati deklaruar se “ai dhe avokatja janë një njeri i vetëm dhe i lidh diçka e pandashme”. Prandaj ishte betuar se nuk do heqë kurrë dorë prej saj dhe do ta ndjekë përgjithmonë.  

Prokuroria kërkoi një ekspertizë psikiatrike nga e cila doli se Mikel Rroku kishte probleme mendore. Pikërisht duke mbajtur parasysh këto probleme gjyqtarja Anna Bonsignorio vendosi që ta çlirojë nga akuza, por vendosi ama një periudhë kure psikiatrike.

Avokatja që kishte rënë viktimë shqiptarit, ishte tronditur shumë nga “persekutimi” nëpërmjet takimeve, telefonatave dhe sms-ve. Aq sa jetonte në një gjendje të vazhdueshme ankthi, e plotësisht e izoluar dhe me frikën se mund të pësonte ndonjë agresion me rrjedhoja tragjike. Ironi e fatit, avokatja kishte punuar edhe mbi viktimat e stalking-ut e ishte e aktivizuar në aktivitete kundër këtij fenomeni.

Lexo edhe:

Fatkeqësi në punë. Viktima Jahir Palushi

Çelësat e kujtesës së Alfred Mirashit – Milot