in

Akti i fundit i zgjedhjeve. KQZ vendos për djegien e fletëve të votimit

KQZ vendosi sot projektvendimin për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, të përdorura për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011. Procesi do të nisë në 25 tetor dhe do të zgjasë deri në 31 dhjetor të këtij vitit. Me këtë proces KQZ përmbyll  procedurat e zgjedhjeve të 8 majit.

Tiranë 26 shtator 2011 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot me konsensus që më 25 tetor të nisë procesi i hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet vendore të 8 Majit. Ky proces do të përfundojë më 31 dhjetor. Akti i miratuar sot me të shtatë votat e anëtarëve të KQZ-së është në zbatim të nenit 178 të Kodit Zgjedhor dhe përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore, por edhe atyre të fletëve të votimit. Sipas vendimit, KQZ do të vërë në dispozicion të këtij procesi, që do të zgjasë 65 ditë, rreth 1 milion e 800 mijë lekë.

Neni 178 i Kodit Zgjedhor që flet për ruajtjen e dokumentacionit, në pikën 6 të tij, parashikon që “pas përfundimit të afatit për ankimet, KQZ hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së”.

Mbledhja e sotme ka ringjallur debate mes palëve në KQZ. Sipas përfaqësuesve të Parisë Socialiste, KQZ nuk mund të vendosë projektvendimin që parashikon asgjësimin e fletëve të votimit, pasi PS ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal në lidhje me parregullsitë për Tiranën; për këtë arsye fletët duhet të mbeten në dispozicion të organeve të drejtësisë.

“Fletët e votimit nuk mund të digjen pasi ato janë objekt i kallëzimit penal që PS ka bërë në prokurorinë e Tiranës, për sa i takon rezultatit për kryeqytetin. Fletëvotimet janë prova e vetme që faktojnë manipulimin zgjedhor në bashkinë e Tiranës dhe ato nuk mund të digjen pasi ato janë objekt i kallëzimit penal që PS ka bërë në prokurorinë e Tiranës, për sa i takon rezultatit për kryeqytetin. Fletëvotimet janë prova e vetme që faktojnë manipulimin zgjedhor në bashkinë e Tiranës dhe ato nuk mund të asgjësohen pa u shprehur më parë Prokuroria për kallëzimin tonë”- tha përfaqësuesi i PS-së në KQZ Eridian Salianji.

Sekuestrohen 39 kg barna kinezë e indianë kundër tumorit të sjella nga Shqipëria

29 urdhër arrestesh për trafik droge, nga të cilët 7 për shqiptarë