in

Marrëveshja e integrimit. Nga viti 2012, lejeqëndrimi me pikë

Rregullorja që disiplinon marrëveshjen e integrimit mes të huajit dhe Shtetit italian është firmosur nga Presidenti. Nga dita në ditë pritet botimi i saj në Gazetën Zyrtare, por vetëm kush vjen në Itali nga viti i ardhshëm do t’i nënshtrohet të ashtuquajturit “lejeqëndrim me pikë” të parashikuar nga rregullorja në fjalë

Romë, 27 shtator 2011 – Lejeqëndrimi me pikë i parashikuar nga kjo qeveri dy vjet më parë, pas pak muajsh do të jetë realitet. Rregullorja që e parashikon futjen në fuqi të këtij dokumenti përmes marrëveshjes së integrimit mes të huajit dhe shtetit italian është miratuar përfundimisht në qeveri më 28 korrik, dhe është firmosur nga kreu i shtetit më 14 shtator. Tashmë pritet botimi i kësaj rregulloreje në Gazetën Zyrtare e pas katër muajsh do të hyjë në fuqi.

Në paketën e sigurisë në vitin 2009 parashikohet mes të tjerash që i huaji sapo vjen në Itali nënshkruan “marrëveshjen e integrimit” me të cilën angazhohet të arrijë disa objektiva që do t’i lejojnë atij qëndrimin e mëtejshëm në këtë vend. Praktikisht, i huaji duhet të ketë njohje në një nivel të pranueshëm të gjuhës italiane (A2), njohje të mjaftueshme të parimeve themelore të Kushtetutës, të institucioneve publike dhe të jetës qytetare në Itali, veçanërisht përsa i përket  shkollës, shërbimeve shoqërore, punës dhe detyrimeve fiskale. Me nënshkrimin e marrëveshjes i huaji angazhohet edhe që do të çojë fëmijët të ndjekin shkollën e detyrueshme dhe deklaron se pranon “Kartën e vlerave, të qytetarisë dhe të integrimit të ministrisë së Brendshme”. Për të matur shkallën e integrimit të të huajve  parashikohet sistemi i pikëve/kreditove. Praktikisht, do t’i japë pikë të huajit çdo hap përpara që do të hedhë: ndjekja e kurseve por edhe veprime si zgjedhja e mjekut të familjes, regjistrimi i kontratës së qirasë, hapja e një aktiviteti privat apo vullnetarizmi. Nga ana tjetër pikët hiqen nëse i huaji dënohet penalisht, edhe me sentencë jopërfundimtare, apo kryen shkelje administrative e tatimore.

Nëse i huaji mbledh të paktën 30 pikë, marrëveshja konsiderohet e respektuar dhe e mbyllur, nëse i huaji ka nga 1 deri në 29 pikë konsiderohet ‘i mbetur në klasë’ dhe i jepet një vit tjetër për përmbushjen e marrëveshjes dhe nëse nuk ka asnjë pikë të huajit i dekretohet dëbimi nga Italia. Verifikimi i pikëve do t’i besohet Sporteleve unike për Imigracionin, që duhet të organizojnë testin e gjuhes dhe të kulturës italiane.

Nga viti 2009 deri më sot, marrëveshja e integrimit ka mbetur vetëm në letër. Rregullorja e disiplinimit të marrëveshjes është miratuar në qeveri , si bocë në maj të vitit të shkuar, dhe përfundimisht më 28 korrik të këtij viti. Më 14 shtator është firmosur edhe nga Presidenti i shtetit. Në rrugëtimin e gjatë drejt ardhjes në fuqi, tashmë mungon vetëm një kalim në Kontrollin e Shtetit dhe botimi në Gazetën Zyrtare. Pas katër muajve nga botimi, marrëveshja e integrimit e sistemi me pikë do të hyjnë në funksion, por vetëm për ata që vijnë në Itali nga ajo datë e mbrapa.

 
 

Shqiptarët luajnë me “ilaçin” kundër kancerit

Kam blerë një mall që nuk funksionon{br}Çfarë duhet të bëj?