in

Quhet Fatmir Xhafa 26-vjeçari i vrarë nga karabinieri pse nuk respektoi urdhrin “Alt!”

Romë, 4 tetor 2011 – Quhet Fatmir Xhafa dhe ishte 26 vjeç, shqiptari i vrarë dje në mëngjes nga një karabinier në postbllok në Caivano, komunë në veri të Napolit. Xhafa dhe tre shqiptarë të tjerë nuk ndaluan me dhënien e urdhrit “Ndal” nga karabinierët.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga dy karabinierët, gjatë ndjekjes së katër shqiptarëve njërit prej tyre iu desh të përleshej me tre nga shqiptarët, të armatosur me shufra hekuri e levë. Në këto çaste pistoleta e karabinierit ka shtënë pa dashje dhe ka qëlluar për vdekje 26 vjeçarin Xhafa.

Në përfundim të ndjekjes, dy karabinierët përveç të vrarit kanë kapur dy prej tre të mbeturve: Altin Murrja, 22 vjeç dhe Lupen Allçiu 34 vjeç. Të dy janë mbyllur në burgun Poggioreale të Napolit me akuzën e tentativës së vrasjes dhe fshehje mallrash të vjedhur.

Makina në të cilën ata udhëtonin rezultoi e vjedhur e gjatë kontrollit shqiptarëve iu gjetën 1.000 euro para të thata, maskë, doreza e levë. Për këto arsye mendohet se ata ishin një bandë hajdutësh.

Ende nuk bëhet e ditur nëse po hetohet mbi karabinierin apo jo.

Lexo edhe: Karabinieri qëllon e vret një shqiptar që nuk respektoi urdhrin Alt

500 pasaporta biometrike të dyshimta janë nën hetim

Shtetësia. Bashkia e Milanos u shkruan 18-vjeçarëve: “Mund të bëhesh italian”