Rregullorja mundëson pajisjen me leje shfrytëzimi të ndërtimeve, nga të cilat, vetëm me detyrimet fiskale, do të hyjnë në arkat e shtetit 700-800 milion euro
Tiranë, 5 tetor 2011 – Këshilli i Ministrave miratoi sot udhëzimin “Për procedurat e regjistrimit të objekteve të ndërtuara me leje ndërtimi, të prapambetura, në Bashkinë e Tiranës, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.
Udhëzimi është hartuar mbi Memorandumin e përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Bashkisë së Tiranës.
Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë udhëzim, tha se ai i jep zgjidhje një problemi të madh për rreth 400 pallateve dhe ndërtimeve në kryeqytet me këtë problematikë, duke i pajisur me leje shfrytëzimi personave që i kanë blerë por që nuk rezultojnë ligjërisht pronarë. Regjistrimi zhbllokon, vetëm me detyrimet fiskale, një kapital rreth 700-800 milion euro.
Lexo edhe Në nëntor nis hipotekimi i apartamenteve në Tiranë