in

Monferrato: Eris Hoxha ndër gjashtë atletët më të mirë të vitit

Kushdo mund të votojë 19 vjeçarin Eris Hoxha që ai të bëhet fitues i çmimit “www.atletadell’anno”, çmim që jepet nga publiku. Deri të premten më 14 tetor

Eris Hoxha
Romë, 7 tetor 2011 – Edhe këtë vit “Il Monferrato” gazeta e komunës piemonteze në bashkëpunim me shoqatën kombëtare të sportistëve olimpikë Azzurri d’Italia dhe Bashkimin italian të Veteranëve të Sportit ka organizuar konkursin për atletin më të mirë të vitit.

Mes gjashtë kandidatëve, edhe i riu shqiptar Eris Hoxha. Ai është 19 vjeç dhe luan handball, në rolin e portierit, me skuadrën Casale IARP në kampionatin italian të serisë B. Djali vesh edhe fanellën e Shqipërisë në përfaqësimet ndërkombëtare. Ndër të rinjtë premtues të serisë B, është dalluar gjithnjë për progrese në teknikë dhe përgatitje atletike. Kolonë mbajtëse e skuadrës së tij, është shquar gjithnjë si më i miri në fushë. Erisi ndjek vitin e pestë për gjeometër në Institutin e mesëm Leardi.

Në garë me të për titullin e atletit më të mirë janë edhe Lorenzo Buzzi (skerma), Edmil Albertone (çiklizëm),  Simone Pierich (basketboll), Carlotta Prete (karate) dhe Sara Carpegna (skerma).

Atleti më i mirë i vitit 2011 zgjidhet nga një juri specialistësh e përbërë nga dhjetë gazetarë, dhjetë sportistë dhe dhjetë trajnerë apo drejtues sportivë. Krahas këtij titulli jepet edhe çmimi ““www.atletadell’anno”, sipas preferencave të shprehura nga publiku në faqet internet www.monferrato.it. Për të votuar mjafton të shkosh në këtë lidhje: atletadellanno2011 dhe të japësh tre pikët në dispozicion për një, dy apo tre atletë, për shembull, nëse zgjidhni t-i jepni pikë Erisit dhe Sarës mund të ndani tre pikët në dispozicion duke vënë 2 në krah të Erisit e 1 në krah të Sarës, apo në të kundërt.

Meta, politikani i parë që ngushëllon familjen Alia

Sonte Serbi-Itali. Nën hijen e keqe të serbëve që dogjën flamujt