22-vjeçarin e shohin rastësisht në qendër dhe e arrestojnë karabinierët
Pistoia, 10 tetor 2011 – Kishte dalë për të bërë pazar në qendër të qytetit, një shqiptar 22 vjeçar në arrest shtëpie. Për fatin e tij të keq është ndaluar rastësisht nga karabinierët rrugëve të qendrës që e kanë arrestuar. Këtë herë e kanë futur në burg.
Në fakt, të premten, karabinierët gjatë perlustrimit të rrugëve, kanë ndaluar djalin dhe kanë kryer menjëherë një verifikim në qendrën operative dhe kanë zbuluar se 22-vjeçari po vuante masën e arrestit të shtëpisë. Veç kësaj, në atë orë të ditës duhej të ishte në punë pasi, për një ri-integrim më të mirë në shoqëri, ishte autorizuar të punonte nga ora 7.30 e mëngjesit deri në darkë.