in

Census. Aleanca KZ: “40% refuzon t’u përgjigjet pyetjeve mbi kombësi e fe”

Aleanca Kuq e Zi kujton se nëse 5% e anketuesve e  refuzojnë një pyetje ajo humbet vlerë, nuk mund të merret më parasysh

Tiranë, 10 tetor 2011 – Edhe pas dhjetë ditëve nga nisja e censusit, në Shqipëri nuk ndalen iniciativat e Aleancës Kuq e Zi, lëvizja qytetare që mbledh rreth vetes shoqata e intelektualë, që ka kërkuar gjithnjë heqjen e pyetjeve mbi kombësinë e fenë. Fillimisht Aleanca ka ftuar shqiptarët të grisin faqen e formularit me pyetjet mbi këto dy tema, sidoqoftë të mos u përgjigjen atyre dy pyetjeve.

Së fundi, pas një jave nga nisja e regjistrimit të popullsisë, ka deklaruar se, sipas të dhënave të mbledhura prej saj gjatë monitorimit të procesit, 40% e popullsisë nuk i është përgjigjur pyetjeve mbi fenë dhe kombësinë. Në një komunikatë shtypi ajo deklaron se “tentativa për të vendosur pyetjet mbi kombësinë dhe fenë kundër vullnetit të popullit dhe kundër parimeve Kushtetuese, mund të quhet e dështuar” dhe kujton se, sipas parimeve të Eurostat-it, nëse 5% e të intervistuarve refuzon të përgjigjet, rezultatet mbi këto pyetje nuk duhet të merren në konsideratë në përgatitjen e raportit përfundimtar.

 Aleanca Kuq e Zi njofton se po monitoron procesin. Ajo ka zhvilluar një anketë me 1.200 të intervistuar, të cilët janë pyetur rreth procesit të regjistrimit dhe rreth përgjigjeve të dhëna prej tyre. Veç faktit që 40% thotë se ka refuzuar të përgjigjet mbi kombësinë dhe/apo fenë, ajo thotë se ka vërejtur parregullsi të ndryshme, të cilat do t’i botojë  në një raport përfundimtar për gjithë procesin e regjistrimit.

 Lexo edhe: Maratona Kuq e Zi, më 17 tetor në Romë

Del për të bërë pazar i dënuari me arrest shtëpie

Artistë europianë në festivalin VI ndërkombëtar të muzikës së dhomës në Durrës