in

Artistë europianë në festivalin VI ndërkombëtar të muzikës së dhomës në Durrës

Durrës, 10 tetor 2011 – Ka nisur mbrëmë në odeonin “Nikolin Xhoja” të pallatit të kulturës në Durrës Festivali ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës. Nevila Kalaja, drejtore artistike e këtij Festivali, ka thënë  për ATSH-në se në pesë koncertet e programuara do të interpretojnë instrumentistë të njohur nga Italia, Franca, Austria, Gjermania dhe Shqipëria.

Edicioni i 6-të i Festivalit ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës nisi me koncertin e kompozitorit dhe pianistit francez Henry Foures. Pianisti 63-vjeçar kishte përzgjedhur një program, ku ndërthureshin veprat e autorëve të muzikës klasike me kompozitorët bashkëkohorë. “Dua të dëshmoj lidhjet e ngushta mes autorëve të rinj me ata që kanë punuar disa shekuj më parë”, tha para koncertit kompozitori francez.

Koncertisti francez luajti në piano veprën e tij “Përkujtim në fa”, ndërsa solli edhe veprën “Në kërkim të ritmit të humbur” nga kompozitori Luc Ferrari (1929-2005). Vepra e fundit me sfondin elektronik ishte një dëshmi e rrugëve të reja që eksperimenton krijuesi-pianist nga Franca.

Festivali i 6-të ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës do të vazhdojë nesër në mbrëmje me koncertin e trios “Dyrrhacchium”.

Census. Aleanca KZ: “40% refuzon t’u përgjigjet pyetjeve mbi kombësi e fe”

Një emigrant nga Italia, deputet në Kuvendin e Shqipërisë