in

Çeqet familjare: Kontributi u takon punonjësve italianë dhe të huaj

Instituti Italian i Sigurimeve Shoqërore, INPS, ka ndryshuar kufijtë e të ardhurave për çeqet familjare dhe ka botuar shifrat e reja, në fuqi nga 1 korriku 2010 deri më 30 qershor 2011.

Çeku për bërthamën familjare u takon familjeve të punonjësve të varur, të pensionistëve nga punë e varur dhe, në kushte të caktuara, familjeve të punonjësve me kontrata atipike (si bashkëpunëtorë të koordinuar e me projekt, profesionistëve të lirë) kur shuma e të ardhurave të pjesëtarëve të familjes është nën një kufi të përcaktuar.

Çeku familjar është ndihmë në mbështetje të të ardhurave, nga i cili mind të përfitojnë qoftë punonjësit italianë qoftë ata të huaj. Kërkesa i paraqitet punëdhënësit ose, kur flitet për punëtorë shtëpiakë apo bujq drejtpërdrejt në një seli të INPS-it.

Këtu gjeni tabelën me “tavanet” e të ardhurave dhe shumat përkatëse të çekut familjar.

Thirrje për lirimin e Muharrem Gashit

Shefat shqiptarë të restoranteve më të njohura italiane