G.N. duhet të vuajë 20 burg për një vrasje të kryer në Durrës në vitin 1998
Romë, 21 tetor 2011 – Karabinierët e Romës kanë gjetur dhe arrestuar një të kërkuar shqiptar, të cilit i bëhen të ditura vetëm iniziale. G.N., 38 vjeç rezident në Romë me emër të rremë ishte shpallur ën kërkim ndërkombëtar nga viti 2007 sepse u dënua nga Gjykata e Durrësit me 20 vjet heqje lirie për një vrasje të kryer në tetor 1998.
Në kohën e ngjarjes 25 vjeç, G.N. kishte vrarë një person me automatik gjatë një zënieje në një kafene të Durrësit. Më pas ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë, por u dënua në mungesë nga gjykata me 20 vjet burg.
Karabinierët e Romës arritën të gjenin pas një sërë ndjekjesh e përgjimesh në zonën Casalotti të kryeqytetit, ku i kërkuari jetonte me emër të rremë. Për identifikimin e tij të saktë u nevojitën disa orë punë në bashkëpunim mes Interpolit italian dhe atij shqiptar.
I arrestuari mbahet në një nga burgjet e Romës në pritje të ekstradimit për në Shqipëri ku do të vuajë dënimin.