in

Prodi: “Imigracioni është burim i jashtëzakonshëm, sfida qëndron te integrimi”

Profesori studentëve të universitetit të Bolonjës: “Perceptimi i gabuar i imigrantëve i detyrohet shpejtësisë me të cilën erdhën. Brezi i ardhshëm duhet të jetë një brez italianësh”

Romë, 25 tetor 2011 – “Perceptohet një numër më i lartë imigrantësh nga ç’janë në të vërtetë. Para së gjitha për shkak të shpejtësisë me të cilën u rrit numri i tyre. Është e vërtetë që të huajt në Itali janë më pak se në Francë apo në Gjermani, por kanë mbërritur të gjithë brenda pak viteve të fundit sepse shoqëria jonë është transformuar më vonë por më me nxitim”.

Kështu thotë  Romano Prodi në programin televiziv “Il mondo che verrà” që do të jepet sot në mbrëmje në La7. Takimi i tretë dhe i fundit mes Profesorit dhe një kursi studentësh italianë e të huaj të Universitetit të Bolonjës, i kushtohet Frikës, temë e trajtuar në aspektet e konkurrencës ndërkombëtare, të ardhmes së fëmijëve tanë dhe, pikërisht, imigracionit.

“Një ndër problemet tona për të cilin duhet të kujdesemi – vëren ish kryeministri i Italisë – është integrimi, është që duhet të kuptojmë se marrim burime potencialisht të jashtëzakonshme dhe, dalëngadalë, këto burime duhen integruar. Brezi i ardhshëm duhet të bëhet një brez italianësh. Kjo është sfida e imigracionit”.

Mbi 14 mijë episode të dokumentuara shpërndarjeje droge. Arrestohen 23 vetë

Qeveria abrogon tatimin e remitancave