in

Berlusconi: “Nuk jap dorëheqjen”

Ia kërkojnë të tijtë, përveç opozitës. Edhe Financial Times, e përditshmja angleze, shkruan “Në emër të Zotit e të Italisë, largohu!”

Romë, 5 nëntor 2011 – Kryeministri Silvio Berlusconi  përgënjeshtroi kategorikisht sot në mbrëmje çdo parashikim për dorëheqje duke ironizuar me qeveritë e shkuara italiane që nuk qëndronin në fuqi më tepër se 11 muaj.

“Më duhet të zhgënjej nostalgjikët e Republikës së Parë kur qeveritë zgjasnin mesatarisht 11 muaj”, deklaroi në një komunikatë kryetari i qeverisë italiane.
Të gjithë kërkojnë dorëheqjen e kësaj qeverie, edhe pjesëtarë të mazhorancës në fuqi kërkojnë një hap mbrapa të Berlusconit, por, kryeministri, 75 vjeç, theksoi se nuk mendon asnjë minutë për këtë “për shkak të ndenjës së përgjegjësisë që ai ka ndaj zgjedhësve dhe ndaj vendit”.
“Ky sens përgjegjësie i imponon mazhorancës dhe qeverisë të vazhdojë betejën që ne po zhvillojmë në një moment të vështirë krize”, shtoi ai. E gjatw këtyre ditwve tw fundit, disa parlamentarw tw PdL-es e kanw shprehur hapur qw nuk do t’i japin votëbesimin;  ia kërkoi sw fundi njw hap pas edhe guvernatori i Lombardisw Roberto Formigoni.

Sekretari i Partisë Demokrate, forca kryesore e opozitës së qendrës së majtë Pier Luigi Bersani i kërkoi edhe njëherë dorëheqjen Berlusconit gjatë një manifestimi të zhvilluar sot në Romë, në sheshin San Giovanni, përpara qindra mijëra mbështetësve të PD-së. Ai premtoi t’i kthejë Italisë rangun që ka humbur duke aluduar për mbikëqyrjen e posaçme të Bashkimit Evropian dhe FMN-së lidhur me angazhimet buxhetore dhe reformat në Itali.

Financial Times, e përditshmja ekonomike më e rëndësishme angleze, sot nw editorialin e vet shkruan “In the name of God adn Italy, go!”. Në emër të Zotit e të Italisë, largohu! Kërkesa i bëhet Silvio Berlusconit, të nesërmen e G20-tës, gjatë të cilit Italia kërkoi monitorimin nga FMN. Krizës së Italisë e përditshmja angleze i kushton faqen e parë duke titulluar “Berlusconi minimizon krizën e borxhit” e duke botuar një fotografi të tijën me në krah ministrin e Ekonomisë Giulio Tremonti me kokën ulur. “Fakti që FMN monitoron përparimet e Romës është pozitive – shkruhet në artikull – por gjithçka rrezikon të minohet nga qëndrimi i kryeministrit aktual”. Ndaj, përfundon gazeta, “pas dy dhjetëvjeçarëve spektakli pa nxjerrë gjë në dritë, të vetmet fjalë që mund t’i drejtohen Berlusconit të kujtojnë ato të përdorura nga Oliver Cromwell në thirrjen historike bretit. “Në emër të Zotit, ik!”

Recanati. Vdes pas lindjes me operacion, Alketa Baloshi

Flamur Djala: “Doja një të ardhme për familjen time”