in

Dy aksidente rrugorë. Një shqiptar i vdekur e një i plagosur

Në njërin prej tyre ka humbur jetën Viljot Rama, në tjetrin është plagosur një i ri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur

Romë, 6 nëntor 2011 – Rreth orës 13.30 në rrugën për Cuneo, ka humbur jetën në një aksident 27-vjeçari Viljot Rama. Makina e tij BMË është përplasur me një furgon të ngarë nga një grua nga Centallo (CN), edhe ajo 27 vjeç. Rama ndërroi jetë në vendngjarje, edhe  pse personeli i Ndihmës së Shpejtë u mundua ta risillte në jetë. Ndërsa 27-vjeçarja F.O. është plagosur rëndë por nuk rrezikon jetën.

Një tjetër aksident, po rreth orës 13, këtë radhë fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur në rrugën që lidh Bonefro me Santa Croce të Magliano-s në afërsi të Termolit. Ndoshta për shkak të afaltit të kthyer në një sipërfaqje uji nga reshjet e shumta, një djalë i ri, imigrant shqiptar ka humbur kontrollin e makinës që ngiste dhe ka përfunduar kundër guard-rail-it që mbron nga ana e jashtme brezin rrugor. Alarmin e ka dhënë një automobilist që rastësisht kalonte në atë rrugë. Djali i aksidentuar është dërguar menjëherë në spitalin San Timoteo të Termolit ku gjendet i shtruar por jo në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gioia, Janissa dhe Shpresa. Jetët e këputura në rrugën Fereggiano

Më të zhvilluar por me më pak fëmijë. Bien lindjet edhe në Shqipëri