in

Fondacioni Gioia. Hapet një llogari bankare për të ndihmuar Flamurin

Flamur e Shpresa Djala
Për t’i ardhur në ndihmë Flamurit miqtë ngrenë Fondacionin Gioia, dhe hapin një llogari bankare në emër të tij

Flamur Djala ka humbur gjithçka në përmbytjet e 4 nëntorit në Genova. Para së gjithash, më të shtrenjtën për të, familjen, të shoqen Shpresa dhe të bijat Janissa dhe Gioia. Por ka humbur edhe magazinën me të gjitha veglat e punës të ndërmarrjes së ndërtimit që kishte hapur me dy vëllezërit. Por ai nuk do të largohet nga Genova, përkundrazi dëshiron të rinisë këtu jetën, në qytetin që 14 vjet më parë zgjodhi për të ngritur familjen e tij. Për këtë arsye, miqtë e të afërmit e tij kanë ngritur një shoqatë që e kanë quajtur Fondazione Gioia, dhe kanë hapur një llogari rrjedhëse bankare për të mbledhur fonde në ndihmë të Flamurit. Miqtë e tij u bëjnë thirrje të gjithëve: “Ndihmoni Flamurin, për t’i dhënë mundësi të rinisë punën”. Llogaria rrjedhëse bankare ku mund të derdhen paratë ka këto koordinata bancare: IT84U020080140100010756575.

Saya: “Imigrantët duhen pritur me breshëri plumbash”

Mes dhimbjes së familjes Djala