in

Berlusconi jep dorëheqjen

Dorëheqja e kryeministrit italian në faqet e para të mediave shqiptare

 

Sonte në darkë (ish) kryeministri Silvio Berlusconi, mbërriti në Quirinale dhe i dorëzoi Presidentit të Republikës, Giorgio Napolitanos dorëheqjen e tij. Hap ky i paralajmëruar prej disa ditësh nga kryeministri, për shkak të krizës së thellë të borxhit dhe për spekulimet në bursë që po kalon Italia.

Tani gjithçka është në dorë të presidentit të Republikës Napolitano që përpiqet të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur. Që nesër do të nisë konsultimet me të gjitha grupet parlamentare dhe do t’i japë mandatin për krijimin e qeverisë ekonomistit të njohur dhe të vlerësuar në Europë, profesorit Mario Monti. Është mëse e mundur që, nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur, që të hënën Italia të ketë qeverinë e re.

Mijera vete perpara Presidences festojne doreheqjen e Berlusconit
Deri më sot kanë shprehur hapur që nuk do ta votojnë një qeveri të tillë Lega, fillimisht edhe Italia dei Valori e Di Pietros, që ka ndryshuar mendim, me kusht që qeveria e re të marrë përsipër edhe ndërrimin e ligjit elektoral e të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të reja. PD dhe forcat e qendrës (Fini, Rutelli dhe Casini) kanë shprehur vullnetin e tyre në mbështetje të qeverisë së profesorit Monti, në të mirë të Italisë, që kjo të dalë sa më parë nga situata e rëndë. PdL, pas mbledhjes së sotme para se Berlusconi të Shkonte në Presidencën e Republikës, ka kushtëzuar mbështetjen e qeverisë së re: kërkon të shohë përbërjen e qeverisë, programin (vetëm pikat që Berlusconi i ka premtuar Europës) dhe kohëzgjatjen (zgjedhje sapo të përmbushë programin).

Lajmi është përcjellë nga mediat elektronike në të katër anët e botës. Ka zënë faqet e para edhe në portalet e gazetave dhe të televizioneve shqiptare (galeria fotografike e mëposhtme).

{gallery}berlusconi–media-alb{/gallery}

Nga 10 marsi vjen në fuqi lejeqëndrimi me pikë

Hapet në Gjirokastër Konsullata e Nderit e Italisë