in

Gjenerali Sylejman Selimi, ambasadori i ardhshëm i Kosovës në Shqipëri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një ceremoni të organizuar në Presidencë, i dorëzoi sot komandantit të deritashëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe ambasadorit të ardhshëm të Kosovës në Shqipëri, Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi, Medaljen e Artë të Lirisë

Prishtinë, 22 nëntor 2011 – Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi do të jetë ambasadori i ardhshëm në Shqipëri i shtetit më të ri evropian.

Kjo u bë e ditur në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga ministri i kësaj force, Agim Çeku.

“Emërimi i tij i ardhshëm si ambasador në Shqipëri i bën nder jo vetëm shtetit të Kosovës, por edhe

Shqipërisë, me të cilin Gjeneral Selimi ka lidhje të veçanta”, theksoi ministri Çeku.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, në fjalën e tij në ceremoni, duke iu drejtuar Gjeneral Selimit tha: “ju do të vazhdoni të bëni atë që bëni më së miri, t’i shërbeni vendit tuaj, edhe kur të emëroheni ambasador i ri i Kosovës në Shqipëri”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Komandën e Forcave Tokësore, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Presidentja Jahjaga, njëkohësisht komandante supreme e FSK-së, i dorëzoi flamurin e FSK-së komandantit të ri, Gjeneral Major Kadri Kastrati.

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, shpalli vendimin për dekorimin e Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimit me Medaljen e Artë të Lirisë për kontributin e lartë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të cilën ia dorëzoi me një ceremoni të organizuar në Presidencë. Kjo medalje u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huajve për kontribut të lartë në mbrojtje të lirisë së Kosovës.

Elbasan. Lind qengji me gjashtë këmbë

Vjen në fuqi ligji i plehrave. Protestojnë në Vlorë të rinjtë e Kuvendit Civil