in

Obama uron Topin e popullin shqiptar për festën e Pavarësisë

Presidenti amerikan: “Qeveria amerikane mbështet përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE”

Tiranë 24 nëntor 2011 – Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar”, shkruan Presidenti amerikan, Barack Obama, në mesazhin e tij.
“Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë në Afganistan. Ne e kemi ruajtur përkushtimin tonë të përbashkët e të palëkundur për sigurinë dhe begatinë e Ballkanit”, shkruan Obama.

Presidenti amerikan shton se, “Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”.
“Ju lutem, pranoni urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e pavarësisë së vendit tuaj”, përfundon letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, drejtuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në përvjetor të Pavarësisë

Kosinë. Atje ku u hapën varre shekullore për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë