in

Flukset. Ministri i Brendshëm: “Po shqyrtojmë mundësitë”

Qeveria e re nuk i mbyll të gjitha dyert hyrjeve të reja për punë. Riccardi: “Të shikojmë ekonominë, por pa harruar anën njerëzore”

Romë, 30 nëntor 2011 – “Nga një anë ekziston problemi i garantimit të hyrjeve, nga ana tjetër ai i verifikimit të numrit të imigrantëve që mund të gjejnë punë në territorin italian. Jemi duke punuar”.

Kështu është shprehur të hënën ministri i Brendshëm Anna Maria Cancellieri, në përfundim të nënshkrimit në Viminale të “Patto Lazio sicuro”. Pra qeveria mbetet e hapur ndaj një shpalljes së një dekreti fluksesh, megjithëse Drejtoria e Imigracionit e Ministrisë së Punës, është kundër ardhjeve të reja për shkak të numrit të lartë të të papunëve edhe mes imigrantëve.

Mbi këtë temë ka folur të hënën edhe ministri i Integrimit Andrea Riccardi, sipas të cilit duhet mbajtur parasysh “rreptësia dhe kërkesat e ekonomisë”, por pa harruar “frymën e thellë humanitare që gjithnjë ka karakterrizuar historinë e popullit italian”. Një përgjigje e tërthortë kjo dhënë peshkopëve, që kanë kërkuar shtimin e hyrjeve të rregullta për të frenuar udhëtimet e rrezikshme shpresës.

Por Riccardi bën edhe një vlerësim më teknik mbi nevojën e flukseve. “Përballë disa sektorëve ku kërkesat janë në rënie – thotë ministri i ri – për asistencë për familjet, fëmijët, të moshuarit e të pamundurit ka një kërkesë të qëndrueshme apo në rritje për krah pune të huaj”.

 

Rikthimi i qytetarit Leka Zogu apo i aspirantit për mbret të shqiptarëve?

Kosovë-Itali. Seminar për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik