in

Kosovë-Itali. Seminar për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik

Më 29 nëntor 2011, në selinë e Institutit për Tregtinë e Jashtme  (ICE) u zhvillua në Romë seminari “Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik për ndërmarrjet italiane” falë bashkëpunimit të këtij Instituti  me Ambasadën e Kosovës në Romë, Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe me Agjencinë për Promovimin e Investimeve të Kosovës (IPAK). Të pranishëm në këtë seminar edhe zëvendëskryeministrja dhe  ministre e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Z. Besim Beqaj, Ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Michael Louis Giffoni.

Ky seminar u hap me fjalët përshëndetëse të Drejtoreshës në fushën e bashkëpunimit industrial në ICE, Marinella Loddo, të Ambasadorit të Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, të Ambasadorit të Italisë në Kosovë, Michael Louis Giffoni,  të zëvendës kryeministres dhe ministres së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës, Znj. Mimoza Kusari-Lila, të ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Z. Besim Beqaj të cilët theksuan njëzëri stabilitetin e ambientit ekonomik në Kosovë, kontributin e Italisë  në të gjitha aspektet për zhvillimin e një shoqërie të lirë si edhe angazhimin e Republikës së Kosovës  për realizimin e të gjitha kushteve, që do të lehtësonin akoma edhe më tepër shkëmbimet tregtare.

Seminari vijoi me një seksion teknik gjatë të cilit Drejtori  i Agjencisë për promovimin e Investimeve në Kosovë, Valdrin Lluka, shpjegoi në mënyrë të detajuar të gjitha lehtësimet fiskale, në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare,  të vëna në zbatim nga Qeveria e Kosovës për hapjen e një biznesi. Diskutimi i tij u pasua nga  Këshilltari i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Halit Hoxhaj, nga Shefi i Seksionit Operativ të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock  dhe nga një Zyrtar i ICE në kuadër të IPAK në Kosovë, Pietro Goglia.
Në përfundim u zhvilluan takime me përfaqësues të disa nga ndërmarrjeve më të rëndësishme italiane.

Lexo edhe: Hapet në Romë Oda ekonomike italo-kosovare

Flukset. Ministri i Brendshëm: “Po shqyrtojmë mundësitë”

Studentët e huaj në Itali. Çdo pesë, një është shqiptar