in

Kadare, sërish kandidat për Nobel

Tiranë, 15 dhjetor 2011 –  Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është propozuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë si kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi për vitin 2012.  

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akademiku Gudar Beqiraj ka propozuar shkrimtarin e shquar dhe anëtarin e Akademisë, Ismail Kadare, si kandidat për çmimin Nobel në njohje të veprave të tij, tashmë të përkthyera në shumë gjuhë të botës, si dhe të vlerave si përfaqësues i artit dhe kulturës.

Propozimi i është bërë Komitetit për çmimin “Nobel” pranë Akademisë Suedeze, me kërkesën e saj për një kandidaturë.   

Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel”, por pa mundur ta fitojë atë. Ndërkohë, Kadare mban titullin “Princi i Asturias” për letërsinë (2009) dhe në vite është vlerësuar me çmime të ndryshme letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.   

Vepra e tij është përkthyer në më shumë se 35 gjuhë të huaja, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

Vetëm me letërnjoftim, në Maqedoni dhe Mal të Zi

De Biasi do të udhëheqë kombëtaren kuqezi për në botërorin Brazil 2014