in

Shqiptarët në atdhe për festa. Fluks i lartë në hyrje në portin e Durrësit

Vetëm sot mbërrijnë 7 tragete me mëse 1.200 automjete e 4.500 udhëtarë

Tiranë, 22 dhjetor 2011 – Me afrimin e festave numri i udhëtarëve gjatë ditëve në vazhdim pritet të rritet ndjeshëm, ndërsa kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar numrin e trageteve.

Sot, me shtatë tragete të nisur nga portet e Barit dhe të Ankonës, pritet të arrijnë në portin e Durrësit mbi 1.200 automjete dhe 4.500 udhëtarë, kryesisht shqiptarë që shkojnë për festat e fundvitit pranë familjeve të tyre.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, bënë të ditur për ATSH-në se sot në orët e para të ditës kanë mbërritur 4 tragete me 3 mijë udhëtarë dhe 900 automjete dhe përgjithësisht përpunimi i udhëtarëve dhe automjeteve po kryhet pa probleme. Janë vënë në dispozicion 22 sportele për autoveturat dhe 13 të tjera për udhëtarët, thanë burimet, sipas të cilave, një defekt që ndodhi në sistemin e kontrollit TIMS do të riparohet shumë shpejt.

Tragetet e mbërritura deri tani janë “Ionis”, “Rigel”, “Adriatica Queen” dhe “Riviera Adriatica”, që të gjithë të nisur nga Bari. Nga i njëjti port priten gjatë orëve në vazhdim tragetet “Bari” dhe “Ankara”, ndërsa nga Ankona  pritet trageti “AS Francesca”.

 

Kriza në Eurozonë rrit emigracionin europian drejt Gjermanisë

Urdhra të lartë nderi për artistë të teatrit e kinematografisë