in

Bonus për familjen edhe nëse të afërmit janë në atdhe

Saktësimi i Agjencisë së të ardhurave. Por duhet të provohet fakti se bëhet fjalë për të afërm në ngarkim

Edhe familjarët e mbetur në atdhe shtojnë numrin e anëtarëve që përfitojnë nga bonusi e familjes. Kështu sqaron një qarkore e Agjencisë së të ardhurave, rreth kontributeve të caktuara nga dekreti kundër krizës, i qeverisë, për më të varfrit.

“Për të përfituar bonusin nevojitet që paraqitësi i kërkesës të jetë me banim në Itali” kujton Agjencia. Qarkorja thekson se “për anëtarët e tjerë të bërthamës familjare të kërkesëbërësit (bashkëshort i pandarë me fëmijë në ngarkim, apo familjarë të tjerë po në ngarkim), në të kundërt, nuk nevojitet banimi në territorin italian”.

Bonusi mund të kërkohet nga punësuarit e vartës dhe pensionistët (pra përjashtohen të punësuarit e pavarur, sipërmarrësit e vegjël apo ata që kanë pagesën iva) dhe konsiston në një shumë të ndryshueshme nga 200 deri në 1000 euro sipas të ardhurave të anëtarëve të familjes:

Për të dëshmuar se familjarët e mbetur jashtë shtetit janë në ngarkim duhet të përdoret:

a) dokumentet origjinale të lëshuara nga konsullata, me përkthimin në gjuhën italiane dhe noterizim pranë prefekturës;

b) dokumentet me apostille, për ata që vijnë nga vende firmuese të Konventës së Hagës në 5 tetor 1961;

c) dokumente të lëshuara nga vendi i vet, të përkthyera italisht dhe të noterizuara konform origjinalit nga konsullata italiane.

Punonjësit e varur duhet të paraqesin kërkesë pranë punëdhënësit të tyre, punëtorët shtëpiakë (colf, badante, babysitter) pranë sporteleve të Agjencisë së të ardhurave, pensionistët dhe të papunët duket t’i drejtohen Inps-it. Paratë do të mbërrijnë pas një muaji menjëherë me bustapaga (punëdhënësi do të kompensohet nga shteti) apo me pensionin.

Formularët dhe udhëzimet mund të shkarkohen nga faqja e internetit www.agenizieentrate.it, por do të ishte mirë t’i drejtoheni një patronati për të marrë informacione dhe asistencë falas. Ndërkohë afatet për paraqitjen e kërkesës janë zgjatur, të cilat ndryshojnë në bazë të vitit që merret parasysh për të llogaritur të ardhurat dhe anëtarët e familjes.

Punëtorë të varur (kërkesë punëdhënësit) dhe pensionistët (kërkesë Inps-it):

* brenda 28 shkurtit 2009, nëse merret parasysh viti 2007 (pra tani është tepër vonë);
* brenda 31 marsit 2009 nëse merret parasysh viti 2008.

Punëtorët shtëpiakë (kërkesë për Agjencinë e të ardhurave):

* brenda 30 prillit 2009, nëse merret parasysh viti 2007;
* brenda 30 qershorit 2009, nëse merret parasysh viti 2008, për ata që nuk janë të detyruar të paraqesin deklaratën e të ardhurave.
* Së bashku me deklaratën e të ardhurave të 2008, për ata që janë të detyruara ta paraqesin nëse merret parasysh viti 2008

Bashkimet familjare, sigurim shëndetësor për të moshuarit

Kosova pas një viti, në sytë e një ambasadori