Jam bashkëpunëtore shtëpiake me leje qëndrimi për punë të varur, punoj prej më shumë se dhjetë vjet. Martoj time bijë e kam nevojë për të holla. A mund t’i kërkoj punëdhënësit të më japë një pjesë të likuidimit?
Po, mund të kërkosh një paradhënie. Punëdhënësit mund të parapaguajnë, me kërkesë të punonjësit por vetëm një herë në vit, një pjesë të Tfr-s (Trattamento di fine rapporto) dhe maksimumi 70% të atij të maturuar deri në atë çast. Nëse dikush ka më shumë se një marrëdhënie pune, mund t’i kërkojë secilit punëdhënës kuotën përkatëse të Tfr-s.
Shuma përllogaritet kështu: për çdo vit pune vihet mënjanë një kuotë që përfitohet duke pjesëtuar me 13,5 shumën e të gjitha rrogave të marra gjatë vitit, duke përfshirë rrogën e trembëdhjetë dhe ndonjë kompensim të mundshëm për fjetje e ngrënie. Është një shumë që vihet mënjanë çdo vit dhe më pas duhet të rivlerësohet më 31 dhjetor të çdo viti, në bazë të një koeficienti që është sa 75% të rritjes së treguesit të çmimeve të konsumit për familjet e punëtorëve dhe të nëpunësve të verifukuar nga Instituti Statistikor plus një mazhorim fiks prej 1,5%.
Punëdhënësi yt duhet të të japë si paradhënie 70% të likuidimit të maturuar deri në çastin kur i kërkoni parapagesën; në këtë rast koeficienti i rivlerësimit aplikohet mbi të gjithë shumën e vënë mënjanë deri në muajin kur paguhet paradhënia. Për pjesën tjetër të vitit, koeficienti ISTAT aplikohet vetëm mbi pjesën e mbetur të likuidimit, (pra, ajo që ka mbetur pasi është hequr shuma e parapaguar).
Të leverdis të kërkosh paradhënien me shkrim dhe në çastin kur pjesa e Tfr-s do të të likuidohet është mirë që punëdhënësi të të lëshojë një dokument ku të shënohen elementet kryesore të aktit të pagesës duke specifikuar që përllogaritja është berë sipasa rregullave të parashikuara nga kontrata kolektive e kategorisë.
Kujtojmë që Tfr është një shumë në të holla që u takon gjithnjë punonjësve në çastin kur përfundon një marrëdhënie pune, është një lloj likuidimi për punën që ka kryer pranë punëdhënësit.
Avv. Mariangela Lioy