Rreth 1.200 euro në ditë për kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar
Romë, 3 janar 2012 – Në korrik, kur Christine Lagarde mori detyrën e saj si drejtoresha e re e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ky i fundit njoftoi se ajo do të përfitojë një pagë vjetore prej 551 700 dollarësh.
FMN botoi kontratën e saj të punës, që parashikon një pagë bazë prej 467.940 dollarë në vit dhe një pagesë për shpenzimet me një vlerë prej 83.760 dollarë në vit që përbëjnë një total prej 551.700 dollarësh.
Sipas kursit aktual të këmbimit kjo përbën rreth 35.277 euro në muaj (1 USD = 0,7673 EUR).
Paga e fundit vjetore që FMN publikoi për paraardhësin e saj, Dominique Strauss-Kahn, ishte 521 100 dollarë për të tretin vit të mandatit të tij.