in

“Nevojiten krematoriumet”. Legisti Aicardi hetohet për racizëm

Prokuroria e Savonës hap dosje për komentin e lënë në facebook nga këshilltari komunal i Albenas. Kryetari i komunës e mbron: “Është njeri i pastër”

Romë, 11 janar 2012 – Mund t’i kushtojë shtrenjtë Mauro Aicardit, këshilltar komunal i Legës së Veriut në Albenga, “batuta e shëmtuar” (kështu e ka quajtur vetë) e shkruar në Facebook pak ditë më parë.

Për shprehjen e tij “Nevojiten krematoriumet”, më shumë se mirësjellja hyn në lojë kodi penal.

Prokuroria e Savonës ka nisur hetimet mbi komentin e postuar në internet nga leghisti poshtë lajmit që një shtetas maroken kishte grabitur një bashkatdhetar në rrugë. Krimi për të cilin është hapur dosja ndaj legistit është “nxitje për urrejtje raciale”, dhe për këtë vepër penale ligji parashikon deri në një vit e gjashtë muaj burgim ose deri në gjashtë mijë euro gjobë.

Ndërkaq, forcat e opozitës, ashtu si edhe një peticion online, vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Aicardit nga Këshilli komunal i Albengas. Por shumica e udhëhequr nga Lega e mbron. Sipas kryetarit të komunës Rosy Guarnierikëshilltari i saj “është person i pastër dhe gazmor, që duke qenë spontan, e mes miqsh , shpreh koncepte qëllimisht provokuese, domethënia e të cilave është krejt e ndryshme nga ajo që perceptohet”. Tani të shohim si do ta perceptojë Prokuroria.

EP

Zija Saraçi. Mall për skenat shqiptare

Ministri Riccardi: “Leje qëndrimi për një vit, për imigrantët në kërkim të punës”