Aksident rrugor në Sanremo. Bie nga motori Honda Cbr 1000, përplas kokën në trotuar e vdes në vend Rrapo Hoxhaj
Romë, 1 shkurt 2012 – Një aksident rugor që ka ndodhur rreth orës 5.30 të mëngjesit të sotëm në Sanremo i ka marrë jetën Rrapo Hoxhajt, 33 vjeç.
Për shkaqe që ende nuk dihen, Hoxhaj ka marrë në drejtim të kundërt të qarkullimit rrugën ‘Trento e Trieste’ në Sanremo ndërsa udhëtonte me motorin e tij ‘Honda Cbr 1000’. Duhet të jetë përplasur me trotuarin e të ketë humbur kontrollin e mjetit. Është rrëzuar, ka përplasur kokën pas cepit të trotuarit dhe ka humbur jetën në vend.
Në fazën e parë të verifikimeve të policisë duket se asnjë mjet tjetër nuk është përfshirë në aksident, por nuk përjashtohet që Hoxhaj të jetë trembur nga ndonjë makinë që i vinte përballë, në drejtimin e duhur të rrugës, të jetë përpjekur ta shmangë dhe të ketë humbur kështu kontrollin e motorit.