Futbollisti Erion Bogdani largohet nga Cesena për të veshur fanellën e klubit të Sienës
Romë, 1 shkurt 2012 – Në çastet e fundit të tregut dimëror të futbollit që u mbyll në orën 19.00 të të martës, 31 janar, Erion Bogdani ka kaluar përfundimisht me skuadrën e Sienës, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2013. Në këtë mënyrë ai u largua nga klubi i Cesenas fanellën e të cilit vishte nga korriku i vitit 2010.
Në të vërtetë, Bogdani po kthehet në Siena pasi aty ka luajtur nga viti 2005 deri në vitin 2007.
Kohët e fundit qarkullonin zëra për transferimin e tij, aq më shumë që në skuadrën e Cesenës, aktualisht e parafundit në klasifikim, lojtari ishte i vlerësuar siç duhej.
Bogdani, 35 vjeç në prill e ka nisur karrierën e tij në skuadrën e Partizanit (1994-1998) e pas një periudhë në kampionatin kroat, në vitin 2000 ka kaluar në kampionatin italian, ku gjatë këtyre viteve ka ndërruar disa skuadra, Reggina, Salernitana, Verona, Siena, Chievo, Livorno, sërish Chievo, Cesena e nga mbrëmë përsëri me Sienën, që në këtë çast renditet e katra nga fundi në Serinë A.