“Një normativë e re brenda 2-3 javësh, edhe mbi taksën. Do të mbajmë parasysh ata që janë në veshtirësi” pohon ministri i Brendshëm Annamaria Cancellieri
Romë, 2 shkurt 2012 – “Po punojmë mbi një normë, që duhet të përfundojmë brenda 2-3 javësh, dhe që do të sjellë ndryshime rrënjësore” mbi masat që disiplinojnë “taksën e lejeve të qëndrimit” për imigrantët. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Annamaria Cancellieri, kur ka marrë fjalën për të folur mbi linjat programatike të dikasterit që drejton, në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese në Dhomën e deputetëve.
Ndryshimet, ka shpjeguar ajo, “do të reflektohen edhe në aspektin ekonomik” duke mbajtur parasysh, “në rishikimin e çështjes, edhe vështirësitë” e atyre që sot detyrohen të paguajnë taksën e re. “Kemi zgjedhur rrugën e racionalizimit” ka shtuar ministri, “duke parapëlqyer të bëjmë një ndërhyrje më të gjerë”
Cancellieri i është kthyer edhe çështjes së shtetësisë për brezat e dytë, duke thënë ë në qeveri “nuk ka mbyllje, por as hapje të pakushtëzuara”. Nuk mund të bëhesh italian “për një automatizëm të thjeshtë, por në përfundim të një procesi integrimi të vërtetë”, si për shembull duke jetuar në mënyrë të vahzdueshme e duke u arsimuar në Itali.
“Vlerësimi im është që të konsiderohet dukuria me realizëm politik. Besoj që së bashku – ka thënë ministri – qeveria dhe parlamenti mund të gjejnë një pikë të drejtë ekuilibri”.