in

Moti i keq shkakton 300 viktima në Europë

Mbarë Europa është e paralizuar nga i ftohti dhe bora të jashtëzakonshme, që kanë shkaktuar ditët e fundit vdekjen e rreth 300 personave në të gjithë kontinentin. Viktimat më të shumta (184 persona) në Europën e Lindjes, veçanërisht në Poloni e Ukrainë

Bukuresht, Rumani
Romë, 5 shkurt 2012 – Në Ukrainë, numërohen deri tani 131 të vdekur, dhe rreth 2.000 persona janë shtruar në spital.

Në Poloni, ku termometri ka arritur temperaturën -22 gradë celsius gjatë natës në verilindje, të ftohtit shkaktuar 53 viktima.

Në Bosnje kanë humbur jetën 2 persona dhe kryeqyteti i vendit Sarajevo është krejtësisht i bllokuar nën një metër borë.

Në Rumani, 6 viktimat e ditës së sotme e çuan deri tani bilancin në 34 të vdekur.

Shkup, Maqedoni
Në Serbi, bilanci arriti sot deri në 9 të vdekur dhe një të zhdukur.

Në Bullgari, vendi më i varfër i BE-së, i ftohti ka vrarë të paktën 16 persona, veçanërisht në fshatra të thellë ku mungon ngrohja.

Në Rusi, më tepër se 12.000 persona iu privua ngrohja në një fshat të vogël afër Shën Petërburgut, ku temperaturat ranë deri në -23 gradë sot.
 

Borë dhe i ftohtë i acartë mbulon Shqipërinë. Vështirësi në qarkullimin rrugor

Gjashtë vjet pas vdekjes, ende nuk është realizuar galeria Ibrahim Kodra në Durrës