I plagosuri është një 27-vjeçar shqiptar, i njohur nga forcat e rendit. Plagët e marra janë të rënda por djali nuk rrezikon jetën
Romë, 7 shkurt 2012 – Një shqiptar 27 vjeç, është goditur pas mesnate me tre plumba në këmbë përpara klubit të natës Astoria në lagjen Albaro të Genovas. Më pas është lënë përballë repartit të Ndihmës së Shpejtë të spitalit San Martino të Genovas. 27-vjeçari u është nënshtruar kurave të mjekëve të cilët kanë konstatuar se plagët e marra në këmbë janë të rënda por i riu nuk rrezikon jetën.
Agjentët e kuesturës së Genovas,që e njihnin 2-vjeçarin, kanë nisur hetimet mbi ngjarjen. Përveç marrjes në pyetje të dëshmitarëve, kanë sekuestruar filmimet të telekamerave të mbikëqyrjes së spitalit, tek të cilat shpresojnë të gjejnë imazhet e makinës me të cilën i plagosuri është sjellë në spital.