in

Padi kolektive për shtetësinë dhe kartën e qëndrimit

Dy grupe imigrantësh bashkë me Inca-Cgil e Federconsumatori kanë paraqitur padi kolektive pranë gjykatës administrative të Lazios. Kërkojnë përpunim më të shpejtë të praktikave për t’u bërë shtetas italian dhe lëshimin e menjëhershëm të lejeqëndrimit BE për qëndrues afatgjatë (karta e qëndrimit) për familjarët e titullarëve të këtij dokumenti. “Kush është në këto kushte mund të mbështesë këtë aksion legal”

Romë, 8 shkurt 2012 – Përpunime praktikash tepër të gjata për njohjen e shtetësisë italiane dhe kritere shtesë të padrejta për të pasur kartën e qëndrimit. Janë këto padrejtësitë kundër të cilave përqendrohen dy aksione legale kolektive, të ashtuquajtura class action, të paraqitura të enjten, më 2 shkurt, në gjykatën administrative (TAR) të Lazios nga dy grupe imigrantësh së bashku me patronatin Inca, Federconsumatori dhe Cgil.

Inca denoncon që me ligj janë 730 ditë (dy vjet) kufiri kohor në dispozicion të administratës publike për të kryer verifikimet e nevojshme për lëshimin e dekretit të shtetësisë. Por shpesh koha e pritjes është shumë më e gjatë, arrin edhe në 3-4 vjet, për më tepër pa iu dhënë të interesuarve gjatë kësaj periudhe asnjë përgjigje të përshtatshme. Në ankimimkërkohet të verifikohen procedurat e tanishme dhe të propozohen zgjidhje operative që, pa përbërë një shpenzim për shtetin, të mund të shkurtojnë kohën e përpunimit të praktikave, që sot është tejet e gjatë për një vend të qytetëruar.

Aksioni tjetër kolektiv, i promovuar nga 13 qytetarë të huaj, denoncon qëndrimin e mbajtur nga disa kuestura lidhur me lëshimin e lejeqëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë familjarëve të personave që e kanë tashmë kartën e qëndrimit. Disa kuestura interpretojnë në mënyrë shtrënguese normën, duke zgjatur pritjen për marrjen e të njëjtit dokument me 5 vjet të tjerë për familjarët e atyre që janë titullarë të kartës së qëndrimit apo të lejeqëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë.

Ankimuesit janë të mendimit që i huaji që plotëson kriteret për marrjen e kartës së qëndrimit mund ta kërkojë atë për vete e për familjarët në ngarkim pasi edhe ata plotësojnë kushtet.

Aksionet kolektive legale nuk parashikojnë dëmshpërblim, por shërbejnë për të detyruar Administratën Publike të bëjë detyrën e saj. Personat (por edhe shoqatat që i përkrahin) që e gjejnë veten në të njëjtën situatë kanë mundësi të mbështesin ankimimin e paraqitur, duke kontaktuar Inca-Cgil ose Federconsumatori.

Shqipëria në darën e të ftohtit

Come si apre la Partita I.V.A.?