Mbrëmjen e të dielës, policia e portit të Durrësit ka ndaluar një 36-vjeçar nga provinca e Livornos që kërkonte të sillte fshehurazi në Itali 25 shpendë të gjuajtur në Shqipëri
Tiranë, 13 shkurt 2012 – Forcat e policisë portuale kanë ndaluar mbrëmjen e të dielës një gjahtar italian, i cili kishte fshehur në automjetin e tij 25 shpendë të vrarë, me qëllim që t’i dërgonte në Itali.
Nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, bëjnë të ditur për ATSH-në se, “gjahtari me iniciale O. B., 36 vjeç, banues në Castagneto Carducci të provincës së Livornos po kthehej me traget në Bari, kur gjatë kontrollit në gomën rezervë të automjetit të tij tip Toyota me targë DH326KL iu gjetën të fshehur 25 shpendë të vrarë.
Ndaj 36-vjeçarit u kryen hetimet e para në gjendje të lirë, ndërsa materialet procedurale për veprën penale të kontrabandës me mallra të ndaluara iu kaluan për ndjekje prokurorisë së rrethit të Durrësit.