in

Ministria e Brendshme akordon 40 milionë lekë për hapjen e rrugëve

Moti i keq, i shoqëruar me reshje dëbore, ngrica dhe erëra te forta vazhdon të shkaktojë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore, kryesisht ne veri dhe verilindje të vendit. Për hapjen e rrugëve ministria e Brendshme vë në dispozicion 40 milionë lekë

Tiranë, 13 shkurt 2012 – Ministria e Brendshme ka akorduar një fond prej 40 milionë lekësh për t’u përdorur nga strukturat shtetërore  për hapjen e akseve rrugore në zonat e bllokuara nga dëbora.

Lajmin e dha ministri i Brendshëm Bujar Nishani, i cili theksoi se fondi i është akorduar administratës së qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë, si edhe administratës së disa bashkive dhe komunave në këto rajone.  Kreu i ministrisë së Brendshme, Nishani theksoi se, ky fond duhet të përdoret në mënyrë të detyrueshme vetëm për hapjen e rrugëve. Praktikisht, administrata e qarqeve me paratë që do t-i jepen duhet të kontraktojë menjëherë mjete nga kompanitë private për të hapur akset e rrugëve rurale. Ndërsa nga administrata e komunave, fondi do të përdoret për të kontraktuar mjete private për hapjen e rrugëve komunale. Ndërsa, nga prefekturat fondi financiar do të përdoret vetëm për furnizimin me karburant të mjeteve që do të nevojitet nga drejtoritë rajonale të rrugëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Sipas njoftimit të shpërndarë sot nga Policia e Shtetit, “me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi

Rekomandohet të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik-Kukës-Morinë dhe Burrel-Bulqizë-Peshkopi.

Në qarkun Kukës:

Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:

· aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
· aksi Kukës – Krumë, i pakalueshëm,
· aksi B.Curri – Qafë Morinë, i pakalueshëm,
· aksi B.Curri – Fierz, i pakalueshëm,
· aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
· aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,
· aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
· aksi Kukës – Topojan, i pakalueshëm,
· aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,
· aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
· aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,

Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Po punohet me intensitet të lartë nga Shtabi i Emergjencave në Qark për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga dëbora.

Në qarkun Dibër:

Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:

· aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
· aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,
· aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm,
· aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
· aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
· aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i pakalueshëm,
· aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
· aksi Stëblevë – Librazhd, i pakalueshëm,
· aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta dhe reshjet e borës janë intensive. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Shtabi i emergjencës po punon për t’u përgjigjur kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.

Në qarkun Shkodër:

Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

· aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,
· aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë
· aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë,
· aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës, i pakalueshëm,
· aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
· aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm,
· aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,
· akset Koplik – Razëm, i pakalueshëm,
· aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
· akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
· aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz, i pakalueshëm,
· aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës në zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m.

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, reshjet e dëborës janë intensive, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Vazhdohet të punohet nga Shtabi i emergjencës për të ndihmuar banorët.

Në qarkun Lezhë:

Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore:

· aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
· aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i pakalueshëm,

· në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorieve, kryesisht në Autostradë.

Në qarkun Tiranë:

· në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
· në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:

aksi Librazhd – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
· aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
· aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në qarkun Korçë:

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:

· aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
· aksi rrugor Boboshticë – Dardhë, i pakalueshëm,
· aksi rrugor Korçë – Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,
· aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,
· aksi rrugor Korçë – Goricë, i kalueshëm me zinxhirë,

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Vlorë:

Momentalisht ka reshje dëbore të përzier me reshje shiu në Llogora, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

· në aksin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

Në qarkun Gjirokastër, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

· aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
· aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
· aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
· aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Ndalohet në Durrës gjahtari italian me 25 shpendë të fshehur në makinë

Kontrata e qëndrimit nuk duhet më, tani e thotë edhe ligji