in

Abrogohet tatimi me 2% i dërgesave të të huajve

Hyn në fuqi dekreti mbi thjeshtëzimet fiskale që ka hequr taksën mbi dërgesat në para të emigrantëve të parregullt. Mbetet detyrimi i paraqitjes së lejes së qëndrimit

Romë, 5 mars 2012 – U botua të premten, më 2 mars, në Gazetën Zyrtare e ka hyrë menjëherë në fuqi dekretligji mbi thjeshtëzimet fiskale, që ka hequr taksën mbi dërgesat në para të imigrantëve të parregullt.

 Barra ishte futur pak muaj më parë, me kërkesën e Legës, dhe detyronte ata që nisnin para jashtë Italisë të paguanin një tatim të barabartë me 2% të shumës së nisur. Ishin të përjashtuar shtetasit e BE-së dhe qytetarët jokomunitarë që kishin matrikullin e INPS-it dhe kodin fiskal, pra të gjithë ata që kishin qëndrim të rregullt në Itali.

Qeveria Monti e ka hequr këtë taksë, duke justifikuar zgjedhjen e sak me angazhimin ndërkombëtar të Italisë në kuadrin e reduktimit të kostove të dërgesave. Pikërisht nisja e parave në atdhe nga migrantët (të rregullt apo të parregullt qofshin ata) është një element i rëndësishëm për zhvillimin e vendlindjes. Shumat e dërguara shërbejnë për të mbajtur familjen, por edhe për të hapur aktivitete të vogla private.

“Me qëllim që të përmbushim impenjimet ndërkombëtare të marra nga Italia, veç të tjerash edhe në samitet G8 të L’aquila-s (8-10 korrik 2009 dhe G20 të Kanës (3-4 nëntor 2011), neni 2, paragrafi 35-octies, i dekretligjit nr. 138 të 13 gushtit 2011, i konvertuar me modifikime, nga ligji nr. 148 i 14 shtatorit 2011, abrogohet” lexohet në një nga paragrafët e nenit 3 të dekretit të ligjit nr. 16/2012.

Natyrisht, mbeten në fuqi të gjitha detyrimet e tjera të parashikuara nga ligji për dërgesat e parave, përfshirë normat e futura nga paketa e sigurisë e vitit 2009, që donin me çdo kusht të pengonin klandestinët të përdornin shërbimin Money Transfer. Kështu, mbetet ende në fuqi norma që detyron të huajt të paraqesin lejen e qëndrimit kur duan të dërgojnë para në atdhe. Nëse nuk e bëjnë, operatori i zyrës Money Transfer duhet të lajmërojë forcat e rendit.

Elvio Pasca

Lega: “I disoccupati stranieri costano troppo, solo 3 mesi in liste di collocamento”

Accordo d’Integrazione. Ecco cosa fa perdere punti